Gruaja humb jetën gjatë operacionit në Durrës, mjeku nën hetim

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Durrësit.

Një 54-vjeçare ka humbur jetën gjatë një ndërhyrjeje kirurgjikale. Autoritetet thonë se ka filluar hetim në gjendje të lirë për mjekun Ilir Shani.

Familjarët e akuzojnë mjekun për “Neglizhencë në trajtimin mjekësor”. Mediat raportojnë se 59-vjeçari ushtronte profesionin e tij si mjek në “Vila Alba”

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të DVKM Durrës referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për veprën “Neglizhenca në trajtimin mjekësor”, për shtetasin I. Sh., 59 vjeç, banues në Durrës, me detyrë mjek, pasi në klinikën e tij, ka humbur jetën gjatë një ndërhyrjeje kirurgjikale, shtetasja M. Xh., 54 vjeçe, banuese në Durrës”, informoi sot policia.   

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.