Gjykata e Posaçme ka dënuar me 18 vite burg Talo Çelën, si organizator i grabitjes së miliona eurove në Rinas. Ngjarja ndodhi në prill të 2019, ku Talo Çela, në bashkëpunim me persona të tjerë, grabitën 5.4 milionë euro nga avioni që do të transportonte valutat drejt Austrisë në aeroportin e Rinasit.
SPAK kishte kërkuar 19 vite burg per Talo Çelën, i cili vijon të jetë në kërkim nga drejtësia shqiptare për disa ngjarje kriminale.
Për grabitjen në aeroportin e Rinasit në vitin 2019, Gjykata e Posaçme në tetor të vitit të kaluar dënoi me 122 vite burg 7 të pandehurit e grupit kriminal.
Respektivisht, Klement Çala u dënua me 20 vite, ndërsa gjashtë të tjerët Oltion Veseli, Renaldo Sulaj, Saimir Cela, Oltion Pikli, Alkon Bengasi dhe Eldi Çala me nga 17 vite burg.