Tre persona kanë rënë në pranga në lidhje me grabitjen me dhunë të një të moshuarit në fshatin Gajush të Lezhës. Sipas asaj që raporton policia njëri prej bashkëpunëtorëve është arrestuar në tentativë për të ikur nga Shqipëria, nëpërmjet PKK Muriqan.
Nga hetimet dyshohet se tre të rinjtë janë implikuar në vjedhjen me dhunë të 1500 dollarëve, 880 eurove, 50 000 lekëve dhe 1 arme gjahu, në banesën e 66-vjeçarit, në orët e para të mëngjesit të datës 28.04.2025.
Ndërkohë janë sekuestruar 5 celularë, si dhe 2 automjete të përdorura gjatë vjedhjes.
“Lezhë/Zbardhet dinamika e vjedhjes me dhunë, në banesën e një të moshuari, në fshatin Gajush, kryer më datë 28.04.2025. Finalizohet operacioni policor i koduar“Telefonata”.
Arrestohen 3 autorët e dyshuar të vjedhjes së disa shumave parash dhe 1 arme gjahu, në banesën e të 66-vjeçarit.
Njëri prej bashkëpunëtorëve u kap në tentativë për të ikur nga Shqipëria, nëpërmjet PKK Muriqan. Procedohet penalisht babai i njërit prej të arrestuarve, për përkrahje të autorëve. Sekuestrohen 5 celularë, si dhe 2 automjete të përdorura gjatë vjedhjes.
Si rezultat i hetimeve të thelluara të kryera menjëherë pas telefonatës për vjedhje me dhunë, në banesën e një 66-vjeçari, në fshatin Gajush, shërbimet e Komisariatit të Policisë Lezhë dhe ato të Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë, në bashkëpunim me Prokurorinë e Lezhës, zbardhën dinamikën e rastit dhe arrestuan autorët e dyshuar. Konkretisht, në kuadër të operacionit “Telefonata”, u identifikuan, u kapën dhe u vunë në pranga shtetasit K. N., 22 vjeç, banues në Mirditë (me precedent penal), A. S., 21 vjeç, banues në Korçë dhe L. Ll., 22 vjeç, banues në Tiranë (u kap nga shërbimet e PKK Muriqan, në dalje).
Nga hetimet dyshohet se 3 shtetasit janë implikuar në vjedhjen me dhunë të 1500 dollarëve, 880 eurove, 50 000 lekëve dhe 1 arme gjahu, në banesën e një 66-vjeçari, në fshatin Gajush, kryer në orët e para të mëngjesit të datës 28.04.2025. Në vijim të operacionit, nisi procedimi në gjendje të lirë, për babanë e shtetasit K. N., shtetasin Gj. N., 50 vjeç, për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit”.”, njofton policia.