Delegacioni i Bashkimit Europian ka përgënjeshtruar lajmin e publikuar sot në media ku pretendohej se vetë ky delegacion apo ambasadori i BE në vendin tonë, Silvio Gonzato kishin ndërhyrë për të hequr emra nga raporti paraprak zgjedhor i OSBE/ODIHR, është i pavërtetë.
Përmes një reagimi zyrtar, ky delegacion thotë se artikulli është i pavërtetë dhe shton se dezinformimi mund të dëmtojë besimin e publikut në proceset demokratike.
Delegacioni i BE nënvizon se raportet e vëzhgimit zgjedhor të OSBE/ODIHR janë të pavarura, të paanshme dhe bazohen vetëm në gjetje të verifikuara nga ekipet e tyre të vëzhguesve.
Reagimi:
Njoftim: Artikulli i publikuar nga Syri.net, që pretendon se Delegacioni i BE-së në Shqipëri apo Ambasadori kanë ndërhyrë për të hequr emra nga raporti paraprak zgjedhor i OSBE/ODIHR, është i pavërtetë. Raportet e vëzhgimit zgjedhor të OSBE/ODIHR janë të pavarura, të paanshme dhe bazohen vetëm në gjetje të verifikuara nga ekipet e tyre të vëzhguesve. Dezinformimi mund të dëmtojë besimin e publikut në proceset demokratike.