Goditet rrjeti i trafikantëve në Greqi, arrestohen disa shqiptarë

Në Greqi është ndërmarrë një operacion antidrogë mëngjesin e sotëm duke bastisur një banesë në jug të vendit. 

Banesa ishte përshtatur në shtëpi bari në mënyrë që rrjeti i një grupi kriminal të nxirrte kokainë nga lëkura që gjendej në paletat e importuara nga jashtë vendit.

Më pas, rrjeti e trafikonte kokainën në Greqi dhe jashtë vendit, raportojnë mediat greke.

Deri tani janë arrestuar gjashtë persona mes tyre grekë dhe shqiptarë. Autoritetet vijojnë hetimet për zbardhjen e aktivitetit kriminal, të këtij grupi.