Policia e Tiranës ka goditur një rrjet të trafikimit të emigrantëve, ndërsa mbrëmjen e djeshme janë arrestuar 15 persona. Operacioni, i cili u zhvillua mbrëmjen e së hënës, u ndërmor nga sektori i antitrafikut në policinë e Tiranës.
Mësohet se pjesë e këtij rrjeti janë 25 persona, 10 prej të cilëve janë arrestuar më herët nga policia në aksione të ndryshme.
Ndërkohë pritet të policia e Tiranës të jap detaje të tjera përmes një njoftimi zyrtar.