Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka qëndruar rreth një orë në SPAK dhe pasi doli u ndal në një komunikim për gazetarët ku dha detaje lidhur me kallëzimin që ka bërë ndaj tij gjyqtarja Irena Gjoka.
Berisha hodhi akuza ndaj Gjokës, teksa kjo e fundit e kallëzoi kryedemokratin për shpifje.
Berisha tha se Irena Gjoka ka në CV e saj një seri veprash penale të rënda dhe është një simbol i narkoshtetit të Edi Ramës.
Sali Berisha: Në nëntor 2023 KLD u jep avokatëve të mi vendimin për shkarkim e saj në vitin 1996.
Por dy javë më vonë KLGJ gënjen deputetët e PD që kinse nuk ka vendimarrje të KLD në vitin 1996. E kuptoni çfarë llumi njerëzor janë këta. Edhe një herë para dy javësh nëntor 2023 i japin avokatëve të mi vendimin e shkarkimit të Irenës me 5 mbiemra ..pas dy javësh këta çfarë tu thuash vetëm llum shteti, i gënjëjn deputetë duke shkruar se nuk ka vendim të KLD në vitin 1996…
Në dhjetor të 2023 kërkesa për dorëheqjen e saj, Irena me 5 mbiemra nuk pranoi se tha se ai është vendim kolegjial.
Në mars 2024 gazeta greke Ta NEA botuan shkrimin që Irena Gjoka është dëbuar nga Greqia, por mediat socialiste shkruajnë se shkrimi është urdhëruar nga Tirana. Në 4 Mars KLGJ nxori në deklaratë ku e mbronte Irena Gjokën, vetëm sa nuk i thotë virgjëresha e drejtësisë.
Irena Gjoka ka në CV e saj një seri veprash penale të rënda, mashtruese ordinere, gënjeshtare në formularin e dekriminalizimit.