Gjykata ka marrë vendimin për 16 vjeçarin nga Lezha që goditi mësuesen me karrige, duke i caktuar masën e sigurisë arrest në shtëpi.
Ndaj adoleshentit rëndojnë dy akuza, goditje për shkak të detyrës dhe plagosje e rëndë me dashje.
Ai goditi me karrige mësuesen e matematikës në gjimnazin e qytetit “Hydajet Lezha” pas një debati që pati në ambientet e klasës gjatë orës së mësimit, i cili agravoi kur mësuesja i përmendi babanë e vdekur.
Mësuesja u dërgua fillimisht në spitalin e Lezhës, por për shkak se duhej një ndërhyrje më e specializuar, u nis drejt Spitalit të Traumës në Tiranë.