Gjykata lë në burg Elvis dhe Gjon Shkambin, autori dhe xhaxhai i tij i kërkojnë falje familjes së gjyqtarit Astrit Kalaja

Gjykata e Tiranës ka lënë në burg Elvis dhe Gjon Shkambin, si dhe Banush Koxhajn, të arrestuar pas vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja.

Elvis Shkambi është autori i ekzekutimit të gjyqtarit brenda në Gjykatën e Apelit, ndërsa xhaxhai i tij Gjon Shkambi dyshohet se ka patur dijeni për aktin e nipit dhe e ka përkrahur atë.

Banush Goxhaj është efektivi që kishte për detyrë të kontrollonte personat që futeshin në gjykatë, i cili lejoi Elvis Goxhajn të futej me pistoletë në sallën e gjyqit.

Autori dhe xhaxhai i tij i kanë kërkuar falje publike familjes së gjyqtarit të ndjerë Astrit Kalaja, duke deklaruar se ngjarje kishte ndodhur si pasojë e tronditjes psikike për shkak të kalvarit të gjatë të gjyqeve që lidhen me pronën e pretenduar nga ata.