Gjykata lë në burg avokatin Arian Cengu, ish-shoferi i Prokurorisë së Kukësit ndikoi për të liruar një të burgosur

Gjykata e Posaccme ka lënë në burg 38-vjeccarin Arian Cengu, i arrestuar me akuzën e ushtrimit të ndikimit të pa ligjshëm me qëllim lirimin e një të arrestuari për kundërshtim të punonjësve të policisë.

38-vjeçari që kohët e fundit punonte si avokat, akuzohet se ka ndikuar në mënyrë të pa ligjshme, në  vitin 2021 për  zbutjen e masës  së sigurisë, ndaj shtetasit Fatri Iseberi.

Cengu punonte si shofer në Prokurorinë e Kukësit kur ndikoi në vendimmarrjen për Iseberin, ndërkohë që më pas filloi punë si avokat.