Gjykata e rrethit gjyqêsor Korçë ka lënë sot në burg 29 vjeçarin Kledi Tirollari, nga fshati Vërdovë i Pogradecit.
I riu akuzohet se ka kryer marrêdhënie me vajzên 12 vjeçare të njerkës së tij. Ka qenë kjo e fundit që ka bërë denoncimin para 4 ditësh në policinë e Pogradecit, ndërsa dje në një deklaratë për mediat tregoi se 29 vjeçari dhe vajza e saj flinin në të njëjtën dhomë prej tre vitesh me argumentin se nuk kishin tjetër hapësirë. Ajo tha se i kishte dëgjuar pas derës dhe më pas kishte pyetur vajzën e cila ka deklaruar se ishin të lidhur dhe se 29 vjeçari I kishte premtuar që do të martoheshin kur ajo të rritej.
Avokati i të riut kërkoi një masê më të butë si ajo e arrestit në shtëpi, por gjykata nuk pranoi.
“Deri në këto momente nuk është kryer akti i ekspertimit mjeko ligjor ndaj të miturës. Kemi kërkuar të mos caktohej asnjë mase sigurimi personal sepse nuk provohet diçka e tillë. Jemi para deklarimeve të nënës së të miturës, nuk ka asnjë provë konkrete. Rasti është denoncuar 2-3 ditë më parë, ka patur problematikë me të atin e të ndaluarit, pas kësaj është bërë edhe kallëzimi në polici”, tha avokati.