Gjykata Kushtetuese ka njoftuar shtyrjen e shqyrtimit të kërkesës së ish-kryeministrit Sali Berisha, i cili ishte planifikuar të mbahej më 27 dhjetor.
Sipas njoftimit të Gjykatës, për arsye objektive, seanca ku do të shqyrtohet ankimimi për masën “arrest shtëpie” do të zhvillohet më 17 janar.
Berisha ndodhet në hetim prej tetorit të vitit të kaluar për akuzën e korrupsionit pasiv, kohë kur u vendos masa e sigurimit “detyrim paraqitje” dhe “bllokim pasaporte”. Masa e tij u rëndua në “arrest shtëpie” pasi ish-kryeministri Berisha refuzoi të zbatonte vendimin e gjykatës.
Ndërkohë në 27 nëntor të këtij viti, Berisha u la i lirë me një vendim të GJKKO.