Kolegji i Gjykatës Kushtetuese me relator Sandër Becin ka kaluar për shqyrtim ankimimin e qeverisë për pezullimin e Belinda Ballukut nga GJKKO.
Edne nuk ka një datë se kur Kushtetuesja do mblidhet për shqyrtimin e këtij ankimimi, ndërkohë që Kushtetuesja do të vendosë sot nëse pezullimi i Ballukut do të lihet ose jo në fuqi deri në shqyrtimin e plotë të çështjes.
Belinda Balluku, është marrë zyrtarisht e pandehur, në 31 tetor 2025 dhe akuzohet nga Prokuroria e Posaçme për “shkeljen e barazisë në tendera e ankande publikë” e kryer në bashkëpunim, në procedurën për ndërtimin e Tunelit të Llogarasë dhe lotin 4 të Unazës së Madhe.
Ndërsa për Gentian Gjylin, drejtor i ARRSH dhe Erald Elezin, administrator i KESH, u vendos masa e sigurisë “arrest shtëpie”.
Gjykata vlerësoi se masat ndaj Ballukut, pezullim detyre dhe ndalim për të dalë jashtë vendit dhe arrest shtëpie ndaj vartësve të saj janë vënë pasi ekziston rreziku që të pandehurit të largohen.
“Gjykata vlerëson se, në rastin konkret ekziston rreziku i largimit të të pandehurve të sipërcituar, nisur nga sanksioni dhe marzhi i lartë që parashikon ligji për veprën penale që ata dyshohen, konkretisht nga një deri në pesë vjet burgim për veprën penale të parashikuar nga neni 258 i K.Penal, duke marrë parasysh rrethanën se të pandehurit dyshohen për këtë vepër penale të kryer dy here dhe në bashkëpunim”, sqarohet në vendimin e GJKKO.