Gjykata e Lartë shqyrton sot kërkesën për liri të Berishës dhe kthimin në burg të Jamarbër Malltezit

Gjykata e Lartë shqyrton sot kërkesën për liri të Berishës dhe kthimin në burg të Jamarbër Malltezit

Gjykata e Lartë do të shqyrtojë sot dy kërkesa që kanë të bëjnë me të njëjtën çështje, atë të privatizimit të kompleksit Partizani.

Ish-kryeministri Sali Berisha në rekursin drejtuar kësaj gjykate, ka kundërshtuar masat e para të sigurisë që u vendosën ndaj tij, “detyrim paraqitje” dhe “ndalim për të dalë jashtë vendit”. Sipas tij, këto urdhra nuk u zbatuan për shkak se SPAK nuk mori autorizimin nga Kuvendi, çfarë çoi edhe në rëndimin e masës ndaj tij në “arrest në shtëpi”.

Gjithashtu sot Gjykata e Lartë do të shqyrtojë edhe kërkesën e SPAK për të kthyer në burg dhëndrin e Berishës, Jamarbër maltezin. Ai u la në “arrest shtëpie” nga Apeli i Posaçëm, por prokurori i çështjes bëri rekurs në Gjykatën e Lartë.

Në tetor të 2023, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar Tiranë ka vendosur masën e sigurimit pasuror “sekuestro preventive”, për 25 pasuri të paluajtshme në pronësi të tij dhe bashkëshortes, Argita Malltezi, mes tyre 6 llogari bankare.