Gjykata e Durrësit liron nga burgu Noizyn, reperi lë garanci 50 mln lekë

Rigels Rajku (Noizy) është liruar sot nga Gjykata e Durrësit, kundrejt një garancie pasurore që ai duhet të depozitojë.

Noizy u arrestua rreth dy javë më parë në Shëngjin ku kishte shkuar për koncert, pasi akuzohet për plagosje të rëndë në një club në Pejë të Med Isenit.

Personazhi i fundit njihet në Tik tok si kundërshtar i tij, ndërsa Noiz së bashku me disa persona të tjerë dyshohet se kanë qenë autorët e plagosjes.

Reperi ka lënë garanci 50 milion lekë të vjetra, edhe pse ka mohuar pjesëmarrjen në konflikt.