Gjyqtari Erion Çela i GJKKO-së ka urdhëruar SPAK të nisë një hetim ndaj deputetit të Partisë Demokratike, Arjan Ndoja.
Ai kërkon që ndaj Ndojës të nisë hetim për “pastrim parash” dhe “fshehje apo mos deklarim pasurie” ndaj ish-prokurorit të shkarkuar nga vetting-u.
Për Arjan Ndojan kishte nisur një hetim pasuror që prej vitit 2023, por pas zgjedhjes së tij si deputet në 11 Maj, Prokuroria e Tiranës kërkoi pushimin e çështjes nga Gjykata e Shkallës së Parë.
Por Gjykata e Tiranës ka shpallur moskompetencën dhe çështja i ka kaluar GJKKO-së, ku gjyqtari Erion Çela ka konstatuar pavlefshmërinë e kërkesës për pushimin e hetimeve, duke urdhëruar SAK të fillojë hetimet për deputetin demokrat.
Tashmë pritet që SPAK të regjistrojë procedimin penal dhe të nis hetimet për Arjan Ndojan, i cili bëhet deputeti i radhës që merret në hetim nga Prokuroria e Posaçme.
