GJKKO shtyn sërish seancën paraprake për Sali Berishën

Gjykata e Posaçme ka shtyrë sërish seancën paraprake për dosjen “Partizani”, për të marrë vendimin nëse dosja do të kalojë ose jo për gjykim.

Seanca paraprake është shtyrë disa herë deri më tani, ndërkohë që e radhës do të jetë në 13 Mars.

Për këtë çështje janë të pandehur ish-kryeministri Sali Berisha, i cili ndodhet në masën e sigurisë “detyrim paraqitje” dhe dhëndri i tij Jamarbër Malltezi, i cili ndodhet në “arrest shtëpie”.

Gjithashtu të pandehur janë edhe ndërtuesi Fatmir Bektashi, Xhimi Begeja, ortaku i Malltezit  dhe financierja Andia Pustina.

Akuzat e SPAK:

Sali Berisha – akuzohet për “Korrupsionit pasiv të funksionarëve të lartë shtetërore ose të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim, me Jamarbër Malltezin parashikuar nga neni 260 e 25 i Kodit Penal.

Jamarbër Malltezi – dhëndri i ish kryeministrit – akuzohet për  “Korrupsioni pasiv të funksionarëve të lartë shtetërore ose të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim me Sali Berishën pasi në marrëveshje me këtë të fundit, duke shfrytëzuar pushtetin e ish Kryeministrit, ka arritur të marrë përfitimet e parregullta! Akuzohet dhe per “Pastrimit të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, parashikuar nga neni 287 paragrafi i dytë i Kodit Penal

Fatmir Bektashi – Ndërtuesi akuzohet  “Korrupsionit aktiv të funksionarëve të lartë shtetërorë”, parashikuar nga neni 245 i Kodit Penal dhe ‘pastrim parash’

Xhimi Begeja- Ortaku i Malltezit, trashegimtar i tokës dhe bashkëpronar i ‘Homeplan’  akuzohet për ‘Pastrim Parash’

Andia Pustina – Financierja që kryente të gjitha operacionet financiare dhe ligjore të Homeplan sh.p.k –  Akuzohet për ‘Pastrim Parash’