Gjykata e Posaçme ka rrëzuar kërkesën e avokatëve të Sali Berishës për përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka nga çështja e ish-kryeministrit.
Seanca do të vijojë me të njëjtën gjyqtare, ndërkohë që është rrëzuar edhe kërkesa për shuarjen e masës së sigurisë “detyrim paraqitje”.
Në GJKKO ka nisur edhe seanca për Jamarbër Malltezin, i cili ka kërkuar përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka njësoj si Berisha, si dhe ka bërë kërkesë për shuarjen e masës së sigurisë “arrest me burg”. Gjykata i ka rrëzuar edhe kërkesat e tij, duke e lënë në burg dhëndrin e ish-kryeministrit.