GJKKO lë në burg administratorin e inceneratorit të Fierit! Loran Dusha mungon në gyq, shtrohet në spitalin e burgut

Gjykata Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka lënë në burg administratorin e inceneratorit të Fierit, Loran Dushën.

Ky i fundit u ekstradua dy ditë më parë nga Zimbabve drejt vendit tonë. Dusha ishte në kërkim nga Prokuroria e Posaçme pasi akuzohet për korrupsion dhe pastrim parash në lidhje me hetimet për ndërtimin e inceneratorit të Fierit.

Ai nuk ishte i pranishëm në seancën që u zhvillua paraditen e sotme. Kjo për arsye se ai është i shtruar në spitalin e burgut për shkak të problemeve shëndetësore.

Kujtojmë se më 23 shtator të vitit 2023, GJKKO vendosi dënimin e tij me katër vite e tetë muaj burg si pasojë e gjykimit të shkurtuar për inceneratorin e Fierit.

Mirëpo një vit më vonë, Gjykata e Posaçme e Apelit ktheu për rigjykim dosjen me një trupë tjetër gjykuese, duke prishur në këtë mënyrë vendimin e Shkallës së Parë.