Gjendet pas 6 ditësh kërkime trupi i 29-vjeçarit në Klos

Gjendet pas gjashtë ditësh kërkime trupi i Ardit Beshirit, i riu, i cili punonte në fabrikën e Kromit në Qafë-Burrel.

Ai u zu poshtë nga masivi i dheut teksa po punonte me ekskavator në Burrel.

Ngjarja e rëndë ndodhi të shtunën e shkuar, ndërsa në operacionin e kërkimit u angazhuan edhe forca të ardhura nga Kosova.

Ekipi i ushtarëve nga Kosova angazhoi në operacionin e kërkimit edhe dy qen, të cilët janë të trajnuar për kërkime të tilla në raste fatkeqësish.

Rrëshqitjet masive të dheut vështirësuan kërkimet për gjetjen e trupit të të riut.