Gjendet i vetëvarur në banesë 56-vjeçari në Berat, në Kurbin 72 vjeçarja përplaset për vdekje nga një makinë

Një 56-vjeçar u gjet pa shenja jete në banesën e prindërve të bashkëshortes së tij. Ngjarja e rëndë ka ndodhur paraditen e sotme në Berat, ku 56 vjeçari dyshohet se në gjendje të rënduar psikologjike, është vetëvarur në ballkonin e banesës së prindërve të bashkëshortes së ti

“Rreth orës 10:30, shtetasi N. M., 56 vjeç, banues në Sarandë, dyshohet se në gjendje të rënduar psikologjike, është vetëvarur në ballkonin e banesës së prindërve të bashkëshortes së tij, në lagjen “30 Vjetori”, Berat dhe për pasojë ka humbur jetën.

Grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”- njoftoi policia.

Ndërkohë një aksident me vdekje ëshë regjistuar në Kurbin ku ka humbur jetën një 72 vjeçare. Kjo e fundit u përplas nga një makinë që drejtohej nga një 24 vjeçar, i cili është shoqëruar në komisariat.

“Rreth orës 12:20, në Laç, automjeti me drejtues shtetasin S. K., 24 vjeç, ka përplasur këmbësoren, shtetasen M. Gj., 72 vjeçe, e cila si pasojë ka humbur jetën.

Policia ka shoqëruar në Komisariatin e Policisë Kurbin, 24-vjeçarin, për veprime të mëtejshme procedural”- njoftoi policia.

Ndërkaq, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.