Gjendet i vdekur në banesë shtetasi francez në Vlorë

Një shtetas francez është gjetur pa shenja jete brenda një banese në Vlorë. Ngjarja ka ndodhur pranë zonës së tregut në qytetin bregdetar, ndërsa dyshohet se 55-vjeçari kishte disa ditë që kishte ndërruar jetë.

Paraprakisht, dyshohet se francezi ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale.

Uniformat blu kanë mbërritur në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanve të ngjarjes.

Ndërkohë pritet dhe një njoftim zyrtar nga policia e Vlorës.