Gjendet i mbytur në det një person afër Kepit të Gjuhëzës në Vlorë

Një person është gjetur i pajetë në det ditën e sotme në afërsi të Kepit të Gjuhëzës, në Vlorë.

Mësohet se trupi i pajetë është gjetur nga peshkatarët dhe është dërguar më pas në morgun e Vlorës për ekspertizë mjeko-ligjore.

Blutë njoftojnë se deri tani nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune në trupin e personit të mbytur teksa po punohet për identifikimin e tij.

“Sot, rreth orës 16:00, në vendin e quajtur “Kepi i Gjuhëzës”, ekuipazhi i një anije peshkimi, ka konstatuar në det, një trup të pajetë, dyshohet i seksit mashkull dhe ka lajmëruar shërbimet e Policisë Kufitare të cilat menjëherë kanë shkuar në vendngjarje. 

Trupi i pajetë do të transportohet në morgun e spitalit, për ekspertizë mjeko-ligjore, deri tani nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, vijon punën për identifikimin e shtetasit/es, si dhe zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të këtij rasti”, -njofton policia.