Dy Samite të rëndësishme brenda dy ditëve në Tiranë ishin një mundësi e artë për kryeministrin Rama që të ngrinte edhe më shumë figurën e tij në politikën e jashtme, por gjithë ajo festë është prishur sadopak nga një gazetar italian.
Teksa Rama qëndronte në tapetin e kuq përpara Pallatit të Kongreseve, një prej gazetarëve italianë i drejtoi disa pyetje, të cilat nuk i pëlqyen. E para kishte të bënte me marrëveshjen e emigrantëve afrikanë, ku gazetari u shpreh se Shqipëria do të përfitonte 100 milionë euro nga Italia, por Rama i tha se kjo nuk ishte e vërtetë dhe Shqipëria nuk do të përfitonte asgjë.
Më pas do të vinte edhe pyetja pikante, ku gazetari e pyet Ramën për sipërmarrësin italian Francesco Beçhetti, të cilit shteti shqiptar duhet t’i paguajë 130 milionë euro, ndërkohë që kryeministri shprehet se nuk e njeh.
Gazetari: Përse Becchetti…?
Rama: Kush është ky?
Gazetari: Becchetti. Agon Channel
Rama: Nuk e njoh!
Gazetari: Jeni dënuar t’i paguani 130 milionë euro
Rama: Nuk më rezulton
Gazetari: Nuk ju rezulton?
Rama: Nuk e njoh!