Gardisti u vetëvra me armën e shërbimit, mesazhi prekës i motrës këngëtare: Zemrën time e more sot me vete…

Henri Haxhiraj, gardisti 37 vjeçar që qëlloi veten ditën e djeshme me armën e shërbimit, nuk arriti t’i mbijetojë plagëve të marra dhe ndërroi jetë në spital.

Efektivi vuante nga depresioni dhe kjo e ka shtyrë të kryente aktin ekstrem, ndërkohë që motra e tij, këngëtarja e njohur Sheila Haxhiraj ka postuar një mesazh prekës për humbjen e të vëllait.

“O dielli im, o ylli më i bukur i qiellit, o engjëlli më i bukur i parajsës, motrën e ka marrë malli që tani për ty, zemrën time ma more ti sot me vete. Prehu në paqe i shtrenjti im, shpirti im…
Do të të dua përjetësisht deri në ditën që do jemi bashke dhe përtej asaj jete. Qofsh i parajsës Vëllai im❤️❤️❤️❤️❤️”, shkruan ajo.

37 vjeçari do të përcillet sot në banesën e fundit, me ceremoninë mortore që do të zhvillohet në orën 13:00 te varrezat e Sharrës.