6 nga 13 kandidatë në total janë skualifikuar nga gara për drejtuesin e ri të Byrosë Kombëtare të Hetimit. Burime bëjnë me dije se 6 kandidatët u skualifikuan pasi kishin mangësi në dokumentacionin e tyre.
Kujtojmë se SPAK çeli garën për drejtuesin e ri të BKH-së, pasi mandati i Aida Hajnaj përfundon në 31 gusht. Hajnaj u emërua në krye të BKH-së në 30 korrik 2020 me një mandat 5-vjeçar.
Aktualisht në garë mbeten 7 kandidatë.
13 emra garonin për të qenë në krye të BKH-së:
Gledis Nano
Haki Çako
Joni Keta
Andi Pogace
Artur Beu
Astrit Halilaj
Elton Kërluku
Gentjan Shehaj
Moricio Sheldija
Miklovan Kanani
Marinela Pilinçi
Nevrus Ndregjoni
Gentian Ndoi