Gara në listën e hapur të PS në Fier, kush shkon në Kuvend pas përfundimit të numërimit të votës preferenciale

Është mbyllur në Fier numërimi i votave preferenciale ku gara ishte mes dy kandidatëve të PS, Zegjine Çaushi dhe Maldrita Bardho.

Çaushi ka mundur të fitojë mandatin pasi siguroi më shumë vota se rivalja dhe në legjislacionin e ardhshëm ajo do të jetë në Kuvend.

Në qarkun e Fierit PS fitoi 12 mandate, 5 nga lista e mbyllur dhe shtatë të tjerë nga lista e hapur.

Nga listat e mbyllura hyjnë në Kuvend Belinda Balluku, Petrit Malaj, Kiduina Zaka, Erjo Mile dhe Ana Nano.

Ndërkohë kandidatët e tjerë që fituan mandat në Fier nga lista e hapur janë Ceno Klosi, Klevis Jahaj, Asforal Haxhiu, Antoneta Dhima, Elton Korreshi dhe Ramion Kurti.