Një person ka tentuar të vetëdigjet në ambientet e bashkisë së Fushë Arrëzit.
Mësohet se ai është Tonin Lleshi.
Në godinë ka mbërritur policia dhe pritet që personi të transportohet në spital për kurim.
Kryebashkiaku Hil Curri ka folur për ngjarjen duke njoftuar se nuk është shkaktuar asnjë dëm nga i riu. Tentativa për tu vetëdjegur ka ardhur pas kërkesës për të takuar kryebashkiakun, me kërkesën për vazhduar studimet drejt universitetit.
Pas krijimit të kësaj situate, kryebashkiaku Curri është gjendur pranë të riut, duke shmangur kështu shndërrimin e ngjarjes në një tragjedi.
Ndërkohë, bëhet me dije se, kjo nuk është hera e parë që Lleshi tenton të ndërmarrë një akt ekstrem, pasi më herët kishte tentuar që të hidhej nga ura.