“Furtunë” në Policinë e Tiranës/ Ndryshohet shefi i trafikut urban në kryeqytet, lëvizjet prekin edhe sektorin e krimeve dhe rrugoren

Disa lëvizje dhe transferime janë bërë në Policinë e Tiranës. Burime për mediat bëjnë me dije se shefi i krimeve në komisariatin nr.5 në Tiranë është transferuar në Vorë.

Ndërkohë shefi i krimeve të Vorës është transferuar në komisariatin nr.5.

Edhe shefi i krimeve në komisariatin nr.1 është ndryshuar duke u transferuar te komisariati i policisë rrugore të Tiranës te sektori i aksidenteve.

Lëvizje ka pasur në Policinë Rrugore të Tiranës ku rreth 20 efektivë të linjave të trafikut janë transferuar, mes tyre edhe shefi i trafikut urban në Tiranë, Jetnor Shira, ku në vend të tij është emëruar Megian Ademaj.

Ende nuk dihet motivet e këtyre lëvizjeve të shumta dhe të papritura në Policinë e Tiranës.

Kujtojmë se vetëm pak muaj më parë, pati një reformatim të Policisë,ku u zgjodhën 12 drejtuesit e rinj të policisë në qarqe dhe 48 shefat e komisariateve.