Fshehën fytyrën para kamerave/ Akuzohen se përdhunuan 26 vjeçaren në Vlorë, jepet vendimi për dy të arrestuarit

Gjykata ka lënë në qeli dy të rinjtë të arrestuar që akuzohet se droguan një 26-vjeçare, e përdhunuan në grup në një hotel në Vlorë dhe më pas e braktisën pa ndjenja në mes të rrugës.

Albi Ceno dhe Oltjon Tahiri u shfaqën në gjykatë me kokën ulur duke fshehur fytyrat. Dy personat e tjerë të përfshirë  Gentjano Mehmeti dhe personi me inicialet V.K. vazhdojnë të jenë në kërkim.

Seanca u zhvillua nën masa të rrepta sigurie, për shkak se ky rast ka ngjallur shume reagime. Prokuroria për të katër shtetasit kërkoi arrest me burg.

Ndërkohë që në gjykatë kanë qenë dhe përfaqesues të qendrës Vatra, të cilat kanë pasur të loguar në bluza mbishkrime “ndal dhunës ndaj grave”.

Kujtojmë se për rastin në fjalë u denigrua edhe figura e gazetares Afrovita Hysaj, pasi pronari i një televizioni lokal i dërgoi mesazhin “Je në gjak me mua”. Pas kësaj televizioni publikoi një artikull fyes dhe poshtërues për gazetaren.