Franca bëhet vendi i parë në botë që e njeh abortin si të drejtë Kushtetuese

Franca është bërë vendi i parë në botë që ka përfshirë në mënyrë eksplicite të drejtën e abortit në kushtetutën e saj, shkruan BBC.

Parlamentarët votuan për të rishikuar kushtetutën e vendit të vitit 1958, për të mbrojtur “lirinë e garantuar” të grave për të abortuar.

Votimi u mor me vota dërrmuese 780-72 dhe u përcoll me ovacion në parlamentin në Versajë kur u shpall rezultati.

Presidenti Emmanuel Macron e përshkroi venndimin si “krenarinë franceze” që ka dërguar një “mesazh universal”.

Megjithatë, grupet kundër abortit e kanë kritikuar ashpër ndryshimin, ashtu si edhe Vatikani.

Aborti ka qenë i ligjshëm në Francë që nga viti 1975, por sondazhet tregojnë se rreth 85 për qind e opinionit mbështeti ndryshimin e kushtetutës për të mbrojtur të drejtën për t’i dhënë fund shtatzënisë.