Revista e njohur e modës “Vogue” ka publikuar detaje nga dasma e Alex Soros dhe Huma Abedin, ku mes të ftuarve ishte edhe kryeministri shqiptar, Edi Rama, i cili mbajti edhe një fjalim në ceremoninë e veçantë, që u zhvillua më datë 14 Qershor, në rezidencën e çiftit në Water Mill, një Nju Jork.
Në një prej fotove shfaqet edhe kryeministri Rama, i ulur në tavolinë me disa të ftuar të tjerë. Në një foto tjetër, ai pozon krah Alex Soros.
Kryeministri shqiptar kishte veshur një kostum ngjyrë bezhë të çelur, këmishë të bardhë dhe një papjon vishnje.

Krahas fotos së Ramës, revista shkruan edhe për dollinë që ngriti Rama, duke mos kursyer as batutat.
“Edi bëri nje nga dollitë më të mira të mbremjes… ajo përfshinte një thënie mbi pëlqimin për vejushat ndaj të divorcuarave. Duhej të kishe qënë aty!”- shkruan “Vogue”.
Alex Soros, djali i filantropit George Soros, dhe Huma Abedin, këshilltarja e ngushtë e Hillary Clinton, kanë qenë në qendër të vëmendjes për lidhjen e tyre që prej vitit 2023, lidhje e cila u kurorëzua vetëm pak ditë më parë.
Dasma madhështore mori vëmendjen e medieve botërore, si dhe revistave më të famshme, të cilat përzgjodhën disa nga momentet më pikante të dasmës, për t’i publikuar në rrjete sociale.