Roger Shota është autori i vrasjes së 43 vjeçarit shqiptar, Vladimir Topjana një ditë më parë në Itali. 34 vjeçari ka qenë me të atin e tij, Pren Shota kur qëlloi për vdekje Topjanën, pas një sherri që ndodhi rreth orës 21:30 të së dielës në Fontanafredda.
Mediat në Itali bëjnë me dije se viktima ndodhej në lokal së bashku me djalin e tij kur në vendngjarje mbërritën 34 vjeçari dhe babai i tij.
I riu qëlloi me armë zjarri Vladimir Topjanën, shofer i kompanisë Porcia dhe banues në Cordenons, dhe u largua nga vendngjarja me Audi-n.
Policia dhe autoambulanca kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje, por nuk mund të bëhej asgjë për shqiptarin pasi kishte ndërruar jetë.
Kërkimet për autorin nisën menjëherë në të gjithë zonën e Pordenones dhe arratisja e tij përfundoi rreth mesnatës në zonën e Orsago nga Karabinierët.
Më poshtë autori dhe i ati i tij
