FOTO/ Djali vrau babanë pas sherrit për paratë, publikohen fotot e viktimës dhe autorit të krimit brenda familjes në Durrës

Detaje të reja janë mësuar për krimin e rëndë të ndodhur në Durrës ku Esmerald Balla vrau me armë gjahu babanë e tij, Enver Balla dhe trupin më pasi ia hodhi në një pus.

Viktima

30 vjeçari pas arrestimit ka pranuar krimin duke thënë se vrau të atin pas një konflikti për një shumë parash. Ngjarja e rëndë dyshohet se ka ndodhur që më 13 gusht, datë kur i riu kishte denoncuar zhdukjen e babait të tij.

Policia e Durrësit ka arritur që të zbardhë ngjarjen pasi ka patur dyshime që në fillim për krim brenda familjes. Hetuesit kanë përgjuar komunikimet telefonike dhe mesazhet e autorit ku më pas kanë zbardhur ngjarjen e rëndë.

Nga kërkimet intensive dhe pyetja e familjarëve, agjentët e Sektorit për Krimet e Rënda në Drejtorinë e Policisë Durrës, kanë arritur të gjejnë trupin e pajetë të Enver Ballës, hedhur në pusin e shtëpisë.

Ndërkohë pritet edhe një reagim zyrtar nga policia në lidhje krimin tronditës.