Efektivë të Policisë së Shtetit janë rreshtuar te Kryesia e Kuvendit, ku Rithemelimi ka vendosur të zhvillojë protestën sot.
Mësohet se efektivë të gardës në numër të konsiderueshëm janë në brendësi të kryesisë, sakaq të gjithë gardistët dhe policët janë të pajisur me maska kundra gaz.
Ndërkohë ish-kryeministri Sali Berisha ka shpërndarë pamjet në Facebook-un e tij ku shkruan: “Tmerrohet Rama dhe narko-qeveritarët e tij! Betejë pa kthim! Rroftë Opozita!”
Kujtojmë se në të njëjtën kohë, Këshilli i Mandateve do të mblidhet në orën 12:00 për të marrë në shqyrtim kërkesën e SPAK për dhënien e autorizimit, që do të çonte në arrestimin e ish-kryeministrit Sali Berisha.
Berishës i ishte caktuar nga Prokuroria e Posaçme masa “detyrim paraqitje” për çështjen e privatizimit të ish-kompleksit Partizani, por ai nuk e respektoi atë disa herë radhazi, duke shtyrë organin e akuzës të ashpërsojë masën e sigurisë për ish-kryeministrin.