FNSH dhe RENEA aksion në Vlorë, shoqërohen 15 persona e sekuestrohen 3 mjete luksoze

Policia e Vlorës në bahskëpunim me FNSH-në, RENEA-n dhe forcat operacionale ka zhvilluar një akison  blic në qytetin bregdetar.

Në disa lagje brenda qytetit por edhe në zonat jashtë Vlorës janë kryer kontrolle për kapjen e personave me precedent kriminalë që janë shpallur në kërkim.

Raportohet se deri më tani janë shoqëruar 15 persona, ndërkohë që janë sekuestruar edhe 3 makina luksoze. Policia po bën verifikimet për të gjithë të shoqëruarit, teksa ende nuk ka njoftim për arrestimin e ndonjërit prej tyre.