Flet 26 vjeçarja e abuzuar në Vlorë: Isha në lidhje me njërin prej djemve, dola për të konsumuar një pije

26 vjeçarja e përdhunuar në Vlorë nga tre persona ka deklaruar sot se nuk e ka ndryshuar asnjëherë padinë e saj.

Duke folur për emisionin “Me zemër të hapur”, ajo tha se ka marrë kërcënime për të tërhequr kallëzimin ndërsa rrëfeu versionin e saj të ngjarjes.

Sipas së resë ajo ka dhënë emrat e dy personave  që dolën sot para gjykatës, Oltion Tahirit dhe Albi Cenos.

Vajza ka treguar se ka patur një lidhje intime me Oltionin, për të cilin tha se nuk e dinte që ishte i martuar dhe ka një fëmijë.

“Natën që ndodhi ngjarja dola me të thjesht për të konsumuar një pije, pa  e ditur se do të vinin dhe persona të tjerë. Ka qenë ora 9 e 30 e darkës. Kam bërë me detyrim çdo gjë. Alkoli dhe lëndët narkotike janë pirë te lokal…Më pas nuk mbaj më mend, se çfarë ka hedhur në pije. Mbaj mend që Oltioni dhe Albi dhe shoku tjetër me emrin G kanë qenë tek lokali, më pas nuk mbaj më mend asgjë!”, është shprehur vajza.

Më pas ajo ka treguar se nëna e Albi Cenos i ka shkuar dhe e ka kërcënuar në spital.

“Ka ardhur njera prej mamave, ka ardhur mamaja e A….Nderkohe kur une kam dale nga narkoza nga keto te gjitha , kam qene shume pak ne gjendje, kane ardhur atje me kane prekur keshtu D… D… D…me njeh? Jo i kam thene nuk te njoh, jam mamaja e A…ka thene jam mamaja e njerit prej shokeve te tu, i cilit i thash une!Jam mamaja e A… me tha, po i thash une… Ke bere nje akuze tha dh eke denoncuar djalin tim A… e njeh A… me tha mua, A… eshte shoku O… Po I thash e njoh. Me tha mua duhet te heqesh denoncimin sepse ti do dalesh nga ky spital me tha mua, mos sot neser do dalesh, po I thash, edhe ai tha mund te dal nga burgu, por ai ka shoqeri pas tha, po i thash une , atehere duhet te maresh masa tha ose hiq denoncimin ose jeten tende kaq…Ok I thash une , por une nuk te njoh ty i thash , une tha jam mamaja e A… ai ka nje goce nuk me kujtohet a goce a çun 7 muajsh ne shtepi dhe e pret nje femije ne shtepi tha. Ti ke bere nje krim shume te rende tha se ke denoncuar per nje prind qe ka nje femije 7 muajsh ne shtepi tha dhe po e pret dhe mund te maresh masat per keto gjera. Pasi iku mamaja e A… erdhi shoku i O…nderkohe te njejtin presion ka bere edhe shoku…”

Gazetarja: Po si kanë hyrë brenda këta kur ty nuk të lejonin familjarët në reanimacion?

Vajza: Ajo është përgjegjësia e mjekëve… O… ka lokal vet, nuk e di se ku ndodhet por thjesht e di që ka, në lokalin e këtyre çunave nuk kam vajtur asnjëherë. Janë dhënë dy deshmi për këta persona, janë dhënë të njëjtat deshmi, nderkohe që njërin prej këtyre e kanë ndryshuar dhe kanë thënë se kanë hequr dorë prej denoncimit. Denoncimi nuk është hequr baret në çfarë gjendje e kanë mar rata, në çfarë gjendje më kanë gjetur mua.