Flamur Noka dhe Edi Paloka do të drejtojnë fushatën e PD në të gjithë vendin, zbardhen emrat e drejtuesve politikë sipas qarqeve

Është mbledhur pasditen e sotme Kryesia e PD, teksa është bërë publike lista e drejtuesve politikë sipas qarqeve, teksa pak muaj na ndajnë nga zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

Ata do të udheheqin betejën elektorale të opozitës përballë socialistëve, duke punuar fort për të fituar zgjedhjet në vitin 2025.

Flamur Noka, Sekretar i Përgjithshëm i PD-së dhe Edi Paloka, kryetari i Këshillit Kombëtar janë caktuar në krye të fushatës në të gjithë Shqipërinë, duke pasur përgjegjësi për koordinimin dhe drejtimin e strategjisë elektorale të partisë në nivel kombëtar. Tirana i është besuar Belind Këlliçot, Fieri Gazment Bardhit ndërsa Elbasani Ervin Salianjit.

Më herët kreu i PD, Sali Berisha edhe pse në arrest shtëpie, iu drejtua demokratëve përmes një video-mesazhi, ku tha se kanë hyrë në një vit elektoral dhe duhet të zgjidhin disa probleme madhore, duke u ndalur tek vota e lirë.

Lista e drejtuesve politikë për çdo qark:

Tiranë: Belind Këlliçi

Durrës: Oerd Bylykbashi

Lezhë: Agron Gjekmarkaj

Shkodër: Luçiano Boçi

Fier: Gazment Bardhi

Kukës: Flamur Hoxha

Dibër: Xhelal Mziu

Elbasan: Ervin Salianji

Korçë: Ivi Kaso

Berat: Eno Bozdo

Vlorë: Bujar Leskaj

Gjirokastër: Tritan Shehu