Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja ndodhet në Londër ku takoi homologun e tij anglez Alex Chalk.
Dy ministrat firmosën marrëveshjen për transferimin e të burgosurve shqiptarë për vijimin e vuajtjes së dënimit në burgjet shqiptare. Në Pentonville vuajnë dënimin e tyre rreth 60 shqiptarë.
Manja u takua me një grup prej 18 të dënuarish shqiptarë në këtë burg.
Në një njoftim për mediat thuhet: “Pamë nga afër respektimin e të drejtave dhe trajtimin e të dënuarve shqiptarë në Mbretërinë e Bashkuar.Asistenca me përkthimin në gjuhën shqipe, librat shqip, takimet me familjarët dhe respektimi i orëve të ajrimit, ishin disa nga shqetësimet e ngritura nga ana e tyre.Pas takimit, patëm mundësinë që shqetësimet e tyre t’i bisedonim jo vetëm me autoritetet e burgut në Pentonville, por dhe me Damian Hinds, Ministrin e Shtetit për Burgjet, për ta adresuar trajtimin e tyre në nivel të të gjitha burgjeve në Mbretërinë e Bashkuar”.
Pas takimit u vendos për një project që do të dërgojë libra në gjuhën shqipe për te burgosurit atje, në mënyrë që të rehabilitohen dhe më pas të transferohen në Shqipëri.