Faqe anonime të sponsorizuara sulmojnë deputetët e opozitës që dolën kundër ligjit për Zonat e Mbrojtura

Miratimi i ligjit që i hap rrugë ndërtimeve strategjike në Zonat e Mbrojtura ka shkaktuar një debat të madh në Shqipëri, pasi shumë organizata vendase dhe ndërkombëtare kanë dalë kundër këtij vendimi.

Edhe opozita ka dalë kundër këtij ligji, që sipas deputetëve është bërë vetëm për interesat e miqve të qeverisë, të cilët do të marrin leje për të ndërtuar dhe do të shkatërrojnë Zonat e Mbrojtura.

Ndërkohë, në rrjete sociale ka filluar një fushatë kundër deputetëve opozitarë që kanë kundërshtuar këtë ligj. Disa faqe anonime në Instagram kanë sulmuar deputetët opozitarë, mes të cilëve Ina Zhupa dhe Jorida Tabaku, duke thënë se janë të paguar nga Greqia për të mos lejuar zhvillimin e turizmit në vendin tonë.

Sipas tyre, janë këta deputetë që deri më sot kanë arritur të bojkotojnë bujqësinë dhe tashmë e kanë kthyer vëmendjen nga turizmi.

Por pse bëhet kjo fushatë denigruese për këta deputetë, të cilët ngrenë zërin kundër padrejtësisë që do të bëhet në këto zona?

Këto faqe të sponsorizuara duket se kanë qëllim bindjen e qytetarëve se ligji i ndërtimeve në Zonat e Mbrojtura do ta zhvillojë turizmin, si një tjetër formë propagande e qeverisë. Nuk dihet nëse këto faqe janë të sponsorizuara nga njerëz afër pushtetit, por qëllimi i tyre është mëse i qartë.

Një prej faqeve që sulmon deputetët e opozitës që dolën kundër ligjit për Zonat e Mbrojtura: