Mesazhet mes anëtarëve të krimit të organizuar po vijojnë të zbulohen nga Europol, që pas “Sky” dhe Enchrochat”, ka zbërthyer edhe aplikacionin “Matrix”.
Operacioni ndërkombëtar i udhëhequr nga Franca, Holanda, Gjermania, Italia, Spanja dhe Lituania, përfundoi sot, me autoritetet që kanë zbërthyer më shumë se 2.3 milionë mesazhe në 33 gjuhë të ndryshme.
Hetimet kanë deshifruar mesazhe të ndryshme në lidhje me trafikimin e njerëzve, armëve, drogave dhe pastrimin e parave, teksa deri më tani janë vënë në pranga disa persona.
Ndryshe nga aplikacionet e tjera, në “Matrix” mund të bëje pjesë vetëm me ftesë, po agjentët e infiltruar arritën të futen në këtë aplikacion dhe të merrnin prova për të goditur bandat e krimit.