Gjykata e Lartë ka lënë në fuqi vendimin për dënimin me 1 burg për ish-deputetin e Partisë Demokratike, Ervin Salianji.
“Mospranimin e kerkeses se paraqitur nga kerkuesi Ervin Salianji, per Pezullimin e vendimit nr.2900 date 18.12.2019, te Gjykates se Rrethit Gjyqesor TIrane, lene ne fuqi me vendimin nr. 30-2024-6822, datë 26.09.2024 të Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tirane””, thuhet në njoftimin e Gjykatës.
Salianji kishte bërë kërkesë për pezullimin e vendimit të Gjykatës së Apelit, që e dënoi me burg për “kallëzim të rremë” në lidhje me dosjen “Babale”.
Në kërkesën e tij, ish-deputeti pretendon se zbatimi i vendimit do t’i sillte pasoja shumë të rënda, jo veç humbjen e mandatin, por edhe pengesë për të kandiduar në zgjedhjet e vitit 2025
Seanca u zhvillua në dhomë këshillimi, pa praninë e palëve, nga një Kolegj Penal me relator Sokol Binajn dhe anëtarë, Sandër Simonin dhe Ilir Panda.
Ervin Salianji po vuan dënimin e tij në burgun e Fierit që prej datës 27 shtator, ku vijon të jetë aktiv në jetën politike përmes reagimeve të shumë të rrjete sociale.
Dënimin e tij e ka konsideruar politik, çka ka nxitur tashmë edhe protesta nga ana e opozitës, më e fundit ajo e 7 tetorit.