Enti Rregullator i Energjisë vendosi gjatë mbledhjes së datë 9 qershor që të fillojë procedurat për licencimin e shoqërisë “Fier Thermoelectric”sh.a në veprimtarinë e prodhimit të energjisë elektrike nga Termocentrali, me kapacitet të instaluar 170 MW, me vendndodhje në Roskovec, Fier.
Termocentrali në fjalë parashikon prodhimin e energjisë nga gazi dhe vjen si pjesë e një bashkëpunimi kompanive GEK TERNA Holdings, Real Estate & Constructions Societe Anonyme me 35 për qind të aksioneve, DEPA COMMERCIAL S.A po 35 për qind dhe ABA FTE me 30 për qind të aksioneve.
Kjo e fundit mori aksionet vetëm në 3 qershor 2025 duke zëvendësuar Gener 2.
“Shoqëria (Gener 2 sh.p.k) largohet nga cilësia e Ortakut në Shoqërinë Bijë (“FIER THERMOELECTR IC” Sh.A). duke u zëvendësuar me Shoqërinë Holding ABA FTE sh.p .k)” thuhet në vendimin e asamblesë së ortakëve të shoqërisë Gener 2.
Projekti për TEC
Shoqëria FIER THERMOELECTRIC‘‘ SHA synon të zhvillojë projektin e ndërtimit dhe funksionimit te Termocentralit me Turbinë Gazi me Cikli të Kombinuar (CCGT), me gaz natyror si lëndë djegëse, me kapacitet 170 MË, me një teknologji moderne të prodhimit të energjisë me efikasitet të lartë 57% me ngarkesë maksimale.
“Vendndodhja e impiantit do të jetë në zonën e Roskovecit ne Fier, pranë Gazsjellësit Trans Adriatik (TAP) dhe pranë Rrjetit Elektrik të Tensionit të Lartë.
Termocentrali është projektuar për 25 vjet funksionim dhe energjia e prodhuar parashikohet të dërgohet në Rrjetin Kombëtar të Transmetimit nëpërmjet një nënstacioni gazi të izoluar (GIS).
Furnizimi dhe burimi i gazit natyror i ALBANIA CCGT sipas dokumentit është i mbrojtur për shkak të marrëveshjes së nënshkruar, ne Shkurti 2022, midis GEK TERNA (në emër të ALBANIA CCGT) dhe Korporatës Publike të Gazit të Greqisë (DEPA) për furnizimin nga Korporata Publike e Gazit të Greqia tek Albania/Shqipëria CCGT rreth 2,0 TW/vit gaz për një periudhë prej të paktën shtatë (7) vjetësh, e dorëzuar në Pikën e Ndërlidhjes ABV31 të Gazsjellësit Trans Adriatik (TAP) në ROSKOVEC, sipas kushteve te tregut dhe kontratës./Monitor