Mbërritja e refugjatëve të parë afrikanë në Shëngjin është pritur me protesta nga aktivistët lokalë.
Me banderolë “Ëndrra europiane mbaron këtu” dhe me fotot e Ramës dhe Melonit të veshur si gardianë burgu, ata kanë shprehur qëndrimin e tyre kundër marrëveshjes me Italinë
Sot mbërritën në Gjadër 16 refugjatët e parë, ndërkohë që dhjetëra të tjerë priten të vijnë në ditët në vijim, në bazë të marrëveshjes mes dy vendeve.
Kampi i Gjadrit ende nuk është funksional në 100% të tij, ndaj edhe ardhja e refugjatëve po bëhet në mënyrë të pjesshme.
Jo vetëm në Shqipëri, por edhe opozita italiane e ka kundërshtuar këtë marrëveshje, për shkak se shkel të drejtat e njeriut.