Më kërkesë të prokurorisë së Elbasanit, gjykata ka vendosur konfiskimin e pasurive në pronësi të Arjan Kamanit, i dënuar në Belgjikë për veprën penale ‘Ushtrim prostitucioni’.
Bëhet fjalë për një hotel, bar dhe restorant në Malasej të Cërrikut.
Kamani rezulton i dënuar me vendim të formës së prerë nga Gjykata e Apelit në Bruksel për prostitucion dhe është dënuar me 5 vite burgim si dhe gjobë prej 84 mijë eurosh së bashku me disa shtetas të tjerë shqiptar.
Njoftimi i Prokurorisë së Elbasanit:
Me kërkesë të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Elbasan, u konfiskua pasuria e shtetasit A.K. i dënuar në Bruksel, Belgjikë për veprën penale ‘Ushtrim prostitucioni’.
Në kuadër të hetimeve mbi procedimin pasuror nr.11 të vitit 2020, prokuroria kërkoi konfiskimin e një objekti 2-katësh, bar dhe restorant dhe hotel në pronësi të shtetasit A.K. në zonën kadastrale nr.2559 në Malasej, Cërrik pasi provoi se shtetasi në fjalë nuk justifikon pasuritë e vendosura në vite me të ardhurat.
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Elbasan kërkoi konfiskimin pasi dyshon se pasuria e shtetasit A.K. rrjedh nga aktiviteti i tij kriminal në Belgjikë.
Ky shtetas, rezulton i dënuar me vendim të formës së prerë nga Gjykata e Apelit në Bruksel për prostitucion dhe është dënuar me 5 vite burgim si dhe gjobë prej 84 mijë eurosh së bashku me disa shtetas të tjerë shqiptar.
Hetimet vijojnë për personat e tjerë, të cilët rezultojnë të dënuar së bashku me shtetasin A.K. në Belgjikë.