Një shqiptar është vrarë mëngjesin e kësaj të marte në Tivar të Malit të Zi.
Media malazeze “Vijesti”, shkruan se viktimë e një atentati ka mbetur 29-vjeçari Edmond Mustafa, i cili ka qenë anëtar i një bande kriminale.
Sipas dëshmitarëve okularë, viktima ka qenë me një grua në momentin kur u qëllua disa herë me armë zjarri.
Sa i takon autorit, ai u largua me motor. Ende nuk dihen motivet e krimit ndërsa policia e Malit të Zi ka ngritur postblloqe dhe është vënë në kërkim të personit që e qëlloi apo dhe bashkëpunëtorëve të tij.