Një 31-vjeçar shqiptar ka gjetur vdekjen në një aksident rrugor në Patra të Greqisë.
Viktima, Erges Çobaj ka qenë duke drejtuar motocikletën, teksa duke qarkulluar në rrugën “Othonos Amalias” është përplasur me automjetin me targa shqiptare AA797ZY që drejtohej nga Natasha Saliaj, 48-vjeç, nga Fieri, por me banim në Korinth.
Përplasja ka qenë fatale për të riun shqiptar, i cili humbi jetën si pasojë e plagëve të marra.
Ndërkohë 48-vjeçarja nga Fieri u arrestua fillimisht por u la më pas e lirë me urdhër të Prokurorit.
Gjatë kontrollit trupor të 31-vjecarit Çobaj, janë gjetur dhe sekuestruar rreth 60 gramë kokainë dhe rreth 2500 euro.
Sipas mediave greke, Çobaj, i njohur në Patra edhe si “Stelios” ishte personi që kishte dërguar në spital një të plagosur me armë në Agios Nikolaos, më 6 maj 2022.