EMRI/ Vdekja tragjike e infermieres në Elbasan, 28 vjeçarja ishte nënë e dy fëmijëve, dyshohet se vuante nga depresioni

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur paraditen e kësaj të marte në Elbasan ku 28 vjeçarja, Klajda Shuli i dha fund jetës duke u hedhur nga kati i pestë i pallatit ku jetonte. E reja, nënë e dy fëmijëve, punonte si infermiere pranë repartit të neurologjisë në spitalin rajonal të Elbasanit.

Paraprakisht dyshohet se e reja vuante nga depresioni. 28 vjeçarja jetonte me qera në një apartament në katin e dytë të pallatit ndërsa është ngjitur në katin e pestë, ku pasi ka lënë xhupin dhe telefonin është hedhur nga lartësia, duke gjetur vdekjen në vend.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.