EMRI/ Tronditet Rrësheni, vritet me armë zjarri një person

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Rrëshen, ku një person ka ndërruar jetë pasi është ekzekutuar me armë zjarri në qendër të qytetit.

Mësohet se viktima është Martin Bardhi, 62 vjeç, i cili ishte liruar nga burgu pak ditë më parë. Autorët, ende të paidentifikuar janë larguar nga vendngjarja me një automjet fuoristradë, tip ‘Jeep’, në drejtim të paditur.

Më 26 mars 2023 Policia e arrestoi Martin Bardhin, i cili dyshohet se së bashku me të birin Erind Bardhi qëlluan me armë zjarri drejt makinës së Sajmir Reçit, i cili për pasojë humbi kontrollin.

Sajmir Reçi është nipi i biznesmenit Kastriot Reçi, i vrarë në vitin 2021 në Rrëshen me snajper, teksa vrasja e tij nuk është zbardhur ende.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të vrasjes, ndërsa janë ngritur pika kontrolli në të gjitha hyrje-daljet e Rrëshenit.