59-vjeçari shqiptar Georgo Asllani është dënuar me 13 vite burg për një plagosje të ndodhur 2 vite më përpara.
Incidenti u regjistrua në Waltham Cross, Hertfordshire, në qershor të vitit 2022 ku Asllani qëlloi me armë zjarri nipin e ish-gruas së tij, për shkak të konflikteve për pronësinë.
Sulmi ndodhi ndërsa i plagosuri dhe vëllai i tij po punonin në një shtëpi në Trinity Lane. Asllani ka qëlluar me dy të shtëna, duke i shkaktuar atij lëndime të konsiderueshme.
Situata mund të shkonte edhe më rëndë, nëse nuk do të kishte ndërhyrë një koleg i vëllezërve për të frenuar 59-vjeçarin shqiptar.
Në gjykatë, Asllani pretendoi se ishte nën kërcënimin e mafias dhe vepronte me urdhër të një individi të njohur si Komandanti. Pavarësisht deklaratës së tij, gjykata e shpalli fajtor.